Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e uroi sot me rastin e ditëlindjes ish-liderin e partisë e cila po udhëhiqet nga ai, njëkohësisht edhe ish-presidentin e Kosovës, Hathim Thaçi, i cili po vazhdon të jetë në paraburgim në Hagë.
Për ditëlindjen e tij të 55-të Krasniqi reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Urime 55 vjetori i lindjes, President!
Dielli do të lind përsëri!”, u shpreh ai./FolDrejt/