Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur kryemnistrin e Kosovës Albin Kurtin si kryemashtrues në Kosovë.
Këtë ai e bëri përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Krasniqi u shpreh ndër të tjera se kryeministrit tashmë i ka dalë boja.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.
Kryeministri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, tha gjithashtu ai./FolDrejt/