Edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës është solidarizuar me popullin e Ukrainës.
Ai ka shprehur keqardhjen e tij rreth asaj që po ndodh gjatë ditës së sotme në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai është shprehur:
“Sot, me mendje e lutje jemi me qytetarët e Ukrainës, të cilët janë zgjuar në mes një agresioni ushtarak nga Rusia, agresion që shkel jo vetëm të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe vlerat e përbashkëta qytetëruese.
Ndajmë shqetësimin e thellë me botën demokratike për këtë akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre, duke u solidarizuar plotësisht me ta në këtë orë të errët të historisë evropiane.”/FolDrejt/