I pari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar që Kryeministri Albin Kurti të tregohet më transparent, për sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, raporton Fol Drejt.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Krasniqi i ka kushtuar vëmendje çështjes dialogut, proces ky, sipas tij, që po përcillet me jotransparencë.
“Dua të ia bëjë të qartë Kryeministrit, se për temën e dialogut, nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtrojë, as të luajë lojën e shpëtimtarit e as të tradhtarit. Për Partinë Demokratike të Kosovës, mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete ligjore dhe kushtetuese që e ka si kryeministër.”
Krasniqi po ashtu ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, që të jep llogari për rastin e Martin Berishajt.
Ai e ka pyetur kryeministrin se kur do ta shkarkojë atë./FolDrejt/