Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Paris e Bruksel nesër e pasnesër, ku pritet të realizojë disa vizita zyrtare, bëhet e ditur në një njoftim nga vetë PDK, transmeton Fol Drejt.
“Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër dhe pasnesër do të qëndroj në Paris dhe Bruksel, ku në dy kryeqendrat evropiane do të takoj shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropian për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë.
Prandaj, angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm.”, bëhet e ditur më tej./FolDrejt/