Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka takuar të parinë e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Takimi i këtyre të dyve u bë në një ditë të veçantë.
“Sot është një ditë e veçantë, Tirana mbush 102 vjeç përpara 102 vjeçe në një katun që quhet Tiran vjen përkohësisht qeveria e asaj kohe e cila pasi shkon në Lushnje zbulon që nuk kthehet dot në Durrës se ishin pushtu, Tirana ishte ky vend lirë” , ka thënë kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Në këtë takim Krasniqi pranoi si dhuratë “Kullën e sahatit” e më pas i dha lëvdata edhe për hapësirën që Veliaj i ka dhënë rinisë.
Kurse në takimin me Lulzim Bashën e Partisë Demokratike, këta diskutuan për një çështje madhore të Kosovës.
“Folëm për zhvillimet e fundit, në veçanti sa i takon zhvillimeve të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku PDK qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion sa i takon objektivit të këtij dialogu, që është njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”.
Krasniqi, po qëndron në vizitë dy ditore në shtetin e Shqipërisë, si i pari i PDK-së.