Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se nuk ka progres por ka regres që nga diplomacia, shëndetësia e sektorët e tjera.
Krasniqi ka thënë se qeveria e Kosovës nuk po ka guxim që të trajtojë rastin e Martin Berishajt.
“Që 9 muaj raportimet për aferën Martin Berishaj kanë ardhur duke u shtuar, faktet duke u zbuluar, akuzat duke u ngritur e dyshimet kanë shku deri tek Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje, kurse reagimi institucional nga kryeministri, presidentja e ministrja e punëve të jashtme ka ardh duke u zvogëluar”, ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton Fol Drejt.