Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka folur rreth këtij takimi, transmeton Fol Drejt.
Ai është shprehur:
“Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA.
Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.
Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat.”/FolDrejt/