Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Për këtë ai reagoi edhe në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.
Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke.
Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, u shpreh Krasniqi./FolDrejt/