Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar sot, janë pajtuar për bashkëpunim në implementimin e projektin “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”.
Përmes këtij projekti, ku sponzor pritës është Klubi Rotarian Prishtina Dardania dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District 7280, ShBA, si dhe i financuar nga një Grant i Fondacionit Rotarian, synohet përmirësimi dhe promovimi i shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Prishtinë dhe Gjilan, përcjell Fol Drejt.
Përveç kësaj, përmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në Qasjet e Informuara për Traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar 250 nxënës të shkollave./FolDrejt/