Arsenali ka hedhur sytë nga skuadra e Barcelonës për të gjetur sulmues, teksa në radarët e “Topçinjëve” ka rënë holandezi Memphis Depay.
Sulmuesi holandez pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, pasi nga drejtuesit nuk shikohet si i domosdoshëm për formacionin e katalanasve sezonin e ri.
Sipas mediave spanjolle Arsenali është interesuar te Barça këtë javë për të diskutuar se sa është çmimi i transferimit të holandezit
Kujtojmë se Depay u bashkua me Barçën verën e kaluar nga Olympique Lyon dhe nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023./FolDrejt/