Marko Arnautovic është kthyer në një objektiv për disa klube të kreut në Serie A, pas sezonit të mirë me fanellën e Bologna.
Austriaku ka ende kontratë dhe në lidhje me këto zëra ka folur në Tuttosport menaxheri i futbollistit, Danijel Arnautovic.
“Marko mund të bëjë ende diferencën në çdo ekip. Është normale që ka zëra për klube të mëdha si Juventusi.
Dusan Vlahovic, i cili është vetëm 22 vjeç, do të përfitonte nëse do të kishte pranë vetes një lojtar me përvojën e Arnautovic”./FolDrejt/