Nën dyshimet se përmes merkatos së futbollit pastroheshin para dhe financohej terrorizmi, një sërë insitucionesh në vend përfshi dhe ndërkombëtarët që shkëmbyen për një kohë të gjatë të dhëna dhe informacione , lidhur me transfertat bankare që depozitoheshin në llogarinë e një menaxheri sporti, i mbajtur nën lupë për prirjet e tij fetare.
Ky është Ilir Halili që sipas të dhënave të antiterrorit dispononte informacione të pakonfirmuara se i riu ishte mbështetës i ISIS e për këtë arsye transfertat bankare të viteve 2012 – 2016 u panë të dyshimta nga drejtoria e përgjithshme e parandalimit të pastrimit të parave.
Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë së Tiranës hetimi u urdhërua pas një transfertë prej 10 mijë dollarë që po i depozitoheshin nga Arabia Saudite me dërgues Vukra Savor.