Çfarë ndodh kur vullnetari lituanez, Tomas, thërret rusë, qytetarë të thjeshtë, për të folur me ta për luftën në Ukrainë?
“Këtu është si në Korenë e Veriut”, thotë njëri.
Të tjerët përsërisin propagandat e Kremlinit. Shumica e mbyllin telefonin. Tomasi është pjesë e një iniciative që ka realizuar 93,000 thirrje, për të sfiduar rrëfimin për luftën që rusëve të zakonshëm po iu paraqitet nga televizioni shtetëror.
Zeri në telefon: Fakti se ata po i trajtojnë rusët si të përjashtuar dhe banditë, fakti se bota po fillon të na urrejë neve, njerëzit e zakonshëm është dicka me të cilën unë nuk pajtohem. Unë nuk po i bëj asgjë askujt, sa familja apo miqtë e mi. E tërë bota po na urren neve pa arsye. Ne nuk jemi përgjegjës për veprimet e presidentit tonë.
Tomas: Mbase ju mund të protestoni në rrugë?
Zeri në telefon: Ata do të na godasin në veshka, do na fusin në kamionë policorë dhe do na gjobisin. S’mund të luftosh me ta i vetëm.
Tomas: Lufta duhet të ndalet disi, ndaj unë po telefonoj rusë.
Zeri në telefon: Në Rusi është e ndaluar ta quash atë si e quajte ti. Kjo fjalë është e ndaluar. Këtu është si në Korenë e Veriut. Ne nuk presim se do të ndodhë ndonjë gjë e mirë.
Tomas: Pse po ikin refugjatët në Poloni apo në vendet e tjera perëndimore dhe jo në Rusi, nëse Rusia po i cliron ukrainasit nga nacionalistët?
Zeri në telefon: Ukrainasve u është shpëlarë truri aq shumë sa po bëhen armiqtë më të këqij me të afërmit e tyre që jetojnë në Rusi. Unë jam kundër luftës por e mbështes operacionin ushtarak./REL/