Një ushtar britanik i cili ra në duart e rusëve ka treguar torturat që i është dashur të kalojë.
Sean Pinner u ankua se gjatë torturave e detyronin vazhdimisht të dëgjonte ABBA. Në veçanti, e detyruan të dëgjonte kolonën zanore të “Mamma Mia” vazhdimisht dhe i jepnin vetëm bukë të ndenjur dhe ujë të pistë.
Pasi u dënua me vdekje në qershor, ai dhe britaniku Aiden Ashlin u transferuan në një ndërtesë të re ku vazhdoi tortura muzikore.
“Kushtet ishin më të mira, por ata ende luanin muzikë. Këtë herë ishte “Believe”. Kishim ditë të zeza, unë qava shumë. Na u desh të kapemi pas një lloj shprese dhe kështu munda dhe mbijetova”, tha ai.
Piner ishte midis 10 të burgosurve të tjerë të huaj të luftës të liruar pasi Arabia Saudite ndërmjetësoi një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Mendova se do të vdisja. Ishte ferri në tokë. Gjashtë muajt e fundit kanë qenë ditët më të këqija të jetës sime. Unë kurrë nuk dua të dëgjoj një këngë ABBA ose të shoh një copë bukë kurrë më. Jam shumë me fat që jam në shtëpi”, tha ai. /abcnews.al/