Disa nxënës në shkollën fillore “Sit Eeti Shaanáx̱ Glacier Valley” në Juneau, Alaska, gëlltitën ace gjatë mëngjesit të së martës, duke menduar se ishte qumësht. Madje, njëri prej tyre kërkoi kujdes mjekësor.
Nxënësit u ankuan për qumështin me shije të keqe që u digjte gojën dhe fytin. Stafi e kuptoi shpejt se atyre iu ishte shërbyer rastësisht izolues dyshemeje.
Një hetim për incidentin është nisur me ndihmën e qytetit dhe bashkisë së Juneau dhe Departamentit të Policisë në Juneau.
Ndërkohë për efektin e açes është thënë: “Seal 341 jo vetëm që rrit ngjyrat natyrale në dyshemetë e forta, por mbron të gjitha dyshemetë nga papastërtitë, derdhjet dhe gërvishtjet”./abcnews.al/