Rojet kufitare greke kanë kthyer me forcë në Turqi një përkthyes për të cilin menduan se ishte refugjat, transmeton Fol Drejt.
Në lajmin e “The New York Times” thuhet se në muajin shtator rojet kufitare greke fillimisht sulmuan përkthyesin për të cilin menduan se ishte refugjat dhe më pas bashkë me dhjetëra refugjatë të tjerë e kanë detyruar të kalojë kufirin për në Turqi, shkruan AA.
Pretendimet në fjalë thuhet se do të përbëjnë problem për zyrtarët grekë për shkak se përkthyesi punonte për Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit të Bashkimit Evropian (FRONTEX) dhe se ishte një person i cili kishte leje të ligjshme banimi në BE.
Po ashtu vihet në dukje se përkthyesi u ka paraqitur zyrtarëve edhe provat lidhur me pretendimet në fjalë.