Mëngjesi i ditës së sotme do të shoqërohet nga një mot i thatë me ngrica, ndërsa në ultësira do ketë kushte për mjegull, shkruan Fol Drejt.
Për më tepër, është paralajmëruar edhe përkeqësimi i cilësisë së ajrit.
Gjatë ditës pritet të ngriten temperaturat dhe moti do të jetë relativisht i kthjellët.
Temperaturat fillimisht në rënie ditëve të para të kësaj jave nga -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative.
Po ashtu do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. /FolDrejt/