Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar mëngjes të freskët, por që gjatë ditës temperaturat pritet të stabilizohen, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./FolDrejt/