Ministria e Zhvillimit dhe Teknologjisë së Polonisë njoftoi se kompania gjermane Mercedes-Benz do të bëjë një investim prej 1.3 miliard dollarë në Poloni.
Në njoftimin e bërë nga ministria thuhet se me investimin në fjalë do të mundësohet punësim për mbi 2.500 persona, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej thuhet se kompania do të hapë fabrikë me një investim prej 1.3 miliard dollarë për prodhimin e minibusëve elektrikë.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në deklaratën për gazetarët pas takimit të zyrtarëve të Mercedes-Benz, tha se kompanitë e mëdha i besojnë vendit.
Sipas tij, investimi i njoftuar nga Mercedes-Benz është shumë i rëndësishëm për Poloninë./FolDrejt/