Skuadra e Mercedes prezantoi sot makinën e re “W14” për sezonin e ardhshëm në kampionatin e Formula 1, raportojnë mediat britanike.
Modeli i ri i makinës është në ngjyrë të zezë dhe në prezantimin zyrtar ishin të pranishëm drejtuesit britanikë të Mercedesit Lewis Hamilton dhe George Russell, si dhe shoferi rezervë gjerman Mick Schumacher.
“Ne shpresojmë dhe presim të luftojmë për titullin. Rivalët tanë ishin të fortë sezonin e kaluar, por ne po përpiqemi t’i arrijmë ata. Gara kërkon forcë, vendosmëri dhe punë ekipore. Këtë vit do të bëjmë maksimumin për t’u kthyer në krye.” tha shefi i ekipit britanik Toto Wolff, transmeton Fol Drejt.