Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër. Në hyrje pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve, shkruan Fol Drejt.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 45 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 200 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 10 minuta.