Pas përfundimit të pushimeve të mërgimtarëve kanë filluar kolonat e gjata për dalje nga Kosova.
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi pesë orë e gjysmë, teksa kolona është e gjatë rreth 1 kilometër e gjysmë.
Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhe, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë, ndërsa kolona është e gjatë rreth 700 metra, njofton Klankosova.tv.
Ngjashëm si tek Dheu i Bardhë është edhe tek pikëkalimi në Mutivodë, ku pritjet për të dalë janë nga 1 orë e gjysmë deri në dy, kurse kolona nuk është më shumë se 200 metra.
Pritje për ta lëshuar Kosovën ka edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje, ku pritjet atje, sipas MPB-së është deri në 1 orë, ndërsa kolona nuk është më e gjatë se 100 metra.
Ndërsa, pikëkalimet tjera janë lehtë të kalueshme me pritje jo më shumë se 15 minuta, ku situatë më e rënduar është në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 40 minuta.
Nëpër të gjitha pikat hyrëse për në Kosovë pritjet nuk janë më të gjata se 15 minuta.