Policia e Kosovës ka njoftuar se është vjedhur një veture në garazhdën e një personi që jeton jashtë vendit në Lubizhdë të Istogut
Për rastin në polici, ka njoftuar nipi i të dëmtuarit. Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Lubozhdë, Istog 23.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur dyert e garazhdës së axhës së tij viktimës mashkull kosovar (i cili jeton jashtë shtetit) dhe kanë vjedhur një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.