Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) jo vetëm që ka rezultuar e para si politikania më e dashur gjermane, duke tejkaluar edhe pasardhësen e saj Annegret Kramp-Karrenbauer, por me veprimet e saj, ajo gjithmonë e më tepër po rrit reputacionin,\ shkruan merkur.de, përcjell foldrejt.com. Kjo duke u bazuar në anketat e fundit.
Të dielën ajo në një vizitë suprizë shkoi për të parë ndeshjen e ligës së dytë gjermane në basketboll, mes Niners Chemnitz dhe Ehingen Urspring.
Chemnitz u bë e njohur vitin e kaluar për protesta raciste, pas një sulmi vrasës me thikë të një gjermani nga një emigrant. Merkel e vizitoi Chemnitz për të qetësuar situatën tre muaj pas ngjarjes makabre në 16 nëntor dhe tash në një ndeshje basketbolli ku luajnë sportistë të racave të ndryshme. Ky është mesazhi që promovon Merkel./Foldrejt.com