Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ashpërsuar gjuhën ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan: qeveria gjermane me “kushtet e tanishme” nuk do dërgojë asnjë armatim drejt Turqisë.
Liderja gjermane theksoi se ofensiva turke kundër milicëve kurd të YPG është një “dramë humanitare me rrjedha të mëdha gjeopolitike”.
Është interesant sesa shpejt reagojnë vendet perëndimore ndaj ofensivës turke në Sirinë Veriore, por sa ngadalë ndaj Arabisë Saudite që përveç invazionit në Jemen akuzohej edhe për vrasjen e gazetarit disident Jamal Kashoggi.
Përndryshe Turqia është ndër blerësit më të mëdhenj të armëve gjermane, ku vetëm gjatë këtij viti janë blerë armë me vlerë 250 milion euro./Foldrejt.com