Kancelarja gjermane Angela Merkel ka tentuar të qetësojë gjermanët dhe europianët e lindjes se ndërtimi i rrjetit verior të gazit (Nordstream 2) nuk do sjell varësinë e Gjermanisë nga Rusia, shkruan “Die Welt”, përcjell ekskluzivisht në gjuhën shqipe foldrejt.com.
Gjermania “nuk do jetë në asnjë mënyrë e varur vetëm nga Rusia” tha Merkel nga Bratisllava.
Shqetësime për projektin e gazit rus kanë shfaqur shtetet e Visegradit dhe Ukraina, që kanë frikën e ndikimit rus në Europë.
Sipas Merkelit, Ukraina do vijojë të mbetet vend transit i gazit rus dhe kjo ka qenë edhe marrëveshja mes saj dhe presidentit Vladimir Putin./Foldrejt.com