“Më të fuqishëm se në Luftën e Ftohtë”: kancelarja gjermane Angela Merkel me këto fjalë e ka përshkruar rëndësinë e NATO. Me këtë shprehje, Merkel indirekt ka kritikuar kolegun e saj francez, Emannuel Macron, që e shpalli NATO-n si “vdekje klinike”; kurse shtoi se Turqia duhet patjetër të mbahet në aleancë, informon foldrejt.com.
“Turqia në fakt është një partner i vështirë, por për arsye gjeostrategjike duhet patjetër të mbetet në NATO,” tha Merkel.
Kancelarja poashtu ka shtuar se Europa nuk është e gatshme të ruhet vetë dhe se Gjermania duhet të merrë më shumë përgjegjësi në të ardhmen.
Turqia kohëve të fundit ka blerë sistemin antiraketor rus S-400, kurse ditët vijuese do testojë atë në Ankara kundrejt aeroplanëve të NATO F-16./Foldrejt.com