Kancelarja gjermane Angela Merkel , e cila vetë ndodhet në karantinë, ka falenderuar popullin e saj gjerman dhe e ka lutur për durim në këto kohë të kufizimeve të lëvizjes, shkruan foldrejt.com.
“Askush nuk mund të thotë me bindje të plotë, sesa do zgjasë kjo kohë e vështirë,” tha ajo në një videokonferencë. “Por numri i të sëmurëve tanë të përditshëm, na tregon se duhet të kemi durim dhe s’mund të marrim hapa për hapjen e vendit.”
Sipas statistikave, në Gjermani çdo të gjashtën ditë kemi dyfishim të infektuarve, kurse para pak kohësh dyfishimi ndodhte çdo të dytën ditë.
“Sipas kërkesave të mjekëve, që të mos vijë deri te mbingarkimi i spitaleve, duhet dyfishimi i të infektuarve të ndodhë çdo të dhjetën ditë,” tha në fund Merkel./Foldrejt.com