Kancelarja Angela Merkel kërcënoi të vendosë autoritetin federal për vënien në fre të pandemisë së koronavirusit teksa krerët e landeve në vend po mundohen t`i bëjnë ballë hovit pandemik.
Kthesa e papritur e ngjarjeve nxjerr edhe më shumë në pah përpjekjet e Merkelit për të ruajtur kontrollin mbi strategjinë e pandemisë përballë rezistencës së disa prej liderëve të landeve të fuqishme të vendit, që në disa raste kanë zgjedhur të mos i implementojnë masat e marra nga administrata e saj.