Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje ligjvënësve të Premten të miratojnë fuqitë e reja që do ta ndalonin përhapjen e koronavirusit, duke thënë se shumica e gjermanëve ishin pro masave më të rrepta.
“Vala e tretë e pandemisë e ka vendin tonë fort në kontrollin e saj,” tha Merkel, fjalimi i së cilës në parlament u ndërpre nga zhurma nga ligjvënësit e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë kundër bllokimeve.
“Punonjësit e kujdesit intensiv po dërgojnë një telefonatë ankthi pas tjetrës. Kush jemi ne që të injorojmë lutjet e tyre?” -tha Merkel.
Qeveria e saj dëshiron që parlamenti të ndryshojë Aktin e Mbrojtjes së Infeksionit për të lejuar autoritetet federale të zbatojnë kufizimet edhe nëse udhëheqësit rajonal i rezistojnë atyre, duke shpresuar të lehtësojnë presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.
Ndryshe nga Britania dhe Franca, Gjermania ka hezituar të vendosë kufij drastikë të lëvizjes në një vend që mbron ashpër liritë demokratike për shkak të së kaluarës së saj naziste dhe komuniste.
Partia e ekstremit të djathtë thotë se kufizimet nuk kanë arritur të ndalin pandeminë dhe se ato shkaktojnë më shumë dëm si në ekonomi ashtu edhe në shëndetin mendor të njerëzve.
Kreu parlamentar i AfD Alice Weidel tha se masat e reja ishin një sulm i pashembullt ndaj lirive themelore demokratike.