Përkundër kërkesaës së kancelares Angela Merkel që të mos nxitohet me heqjen e kufizimeve si pasojë e Kovid19, të gjithë Ministrat e Ekonomisë të landeve gjermane kanë dalë kundër saj dhe kanë vendosur të hapin vendet e tyre.
“Merkel nuk don, por duhet!”, është titulli i gazetës gjermane BILD.
Sipas ministrave të ekonomisë të landeve gjermane, restorantet, qendrat tregtare dhe kafet do hapen mes 9 dhe 22 majit. Por kjo do zyrtarizohet të mërkurën (sot), gjatë një takimi mes tyre dhe kancelares Merkel, përcjell foldrejt.com.
E ndodhur e vetme kundrejt të gjithëve që kërkojnë hapjen, Merkel, nuk do ketë zgjidhje tjetër.
Edhe Bavaria, ka vendosur lehtësime për hapjen e shkollave dhe kafeterive, pasi presioni ekonomik është shumë i madh./Foldrejt.com