Koha të rënda për marrëdhëniet gjermano-franceze. Presidenti francez Emannuel Macron jo vetëm që tensionon raportet brenda NATO dhe BE, por tashmë ai ka përkeqësuar edhe raportet me kancelaren gjermane Angela Merkel, shkruan New York Times, përcjell foldrejt.com.
Sipas së përditshme amerikane, Merkel e ka kritikuar Macronin për politikat e tij disruptive rreth Ballkanit Perëndimor, NATO dhe BE.
Në të njëjtën kohë, Merkel citohet të ketë thënë: “Por më vjen keq, që unë vazhdimisht duhet të përmirësoj gabimet e të tjerëve. Gjithmonë dhe përsëri duhet të ngjis filxhanët, që ju po i thyeni, vetëm e vetëm që ne të ulemi pranë dhe të mundemi të pimë një filxhan kafeje,” përcjell foldrejt.com.
Merkel është ndjerë e ofenduar, pasi deklaratat e Macronit rreth “vdekjes klinike të NATO” erdhën pikërisht në 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit.
“Besoj se këto deklarata janë të panevojshme, edhe nëse ne kemi probleme. Macron ka zgjedhur fjalë drastike, kjo nuk është pasqyrimi im për bashkëpunimin në NATO.”/Foldrejt.com