Kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën zhvilloi një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç. Pas takimit me kryeministrin Plenkoviç, kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ndërsa shtoi se pozita gjermane është e njohur.
“Në parim, ne mbështesim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por kriteret për aderim duhet të përmbushen”.
Kancelarja vuri në dukje se foli me Kryeministrin kroat për drejtimin strategjik të presidencës kroate të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2020.