Angela Merkel rallë i drejtohet popullit gjerman, përveç gjatë festave të fundvitit, por tash ka një përjashtim. Zonja e hekurt ju është drejtuar gjermanëve në një mesazh të saj sensibilizues rreth përhapjes eksponenciale të virusit korona Covid-19, informon foldrejt.com.
Me fjalë dramatike ajo apeloi për vetëdijësim dhe përgjegjshmëri.
Gjermania, sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel, ndodhet në sfidën më të madhe prej Luftës së Dytë Botërore. Prej atëherë nuk ka pasur, “diçka që duhet të na bëjë kaq shumë solidar mes veti”. Është serioze. “Andaj merreni edhe ju çështjen seriozisht.”
Virusi ndryshoi jetën në mënyrë dramatike. Ai e dinte sesa i vështirë ishte mbyllja e ngjarjeve publike, shkollave, kopshteve dhe lojërave. “Janë kufizime, që kurrë nuk kishte pasur në Gjermani.”
Për shkak se nuk ka asnjë terapi për sëmundjen, atëherë duhet që ta ngadalësojmë shpërndarjen e saj për të fituar kohë. Kjo arrihet me masa drastike.
Merkel falenderoi “nga thellësia e zemrës” në veçanti mjekët dhe sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, që në këto kushte qëndrojnë nëpër spitale për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të sëmurëve, por ajo nuk harroi as punëtorët nëpër supermarkete, të cilët po qëndrojnë aty stoik për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve.
Si përfundim, Merkel në apelin e saj tha: “Edhepse kurrë nuk kemi përjetuar diçka të tillë, ne duhet të trajtojmë njëri-tjetrin me mirëkuptim dhe dinjitet dhe kështu të shpëtojmë jetën.” Dhe: “Ruajeni veten dhe më të dashurit tuaj.”