Gjermania ka zgjatur izolimin e saj për tre javë, duke vendosur një ndalim pothuajse të plotë gjatë festës së Pashkëve, si një masë parandaluese ndaj një vale të tretë të infektimeve të koronavirusit.
Kancelarja Angela Merkel tha se masat aktuale do të qëndrojnë deri në 18 Prill. Kufizimet do të jenë edhe më të ashpra në datat 1-5 Prill, kur shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe tubimet do të jenë të kufizuara.
Merkel theksoi se Gjermania ishte tani në një situatë “shumë serioze”. “
Infeksionet e koronavirusit janë rritur në të gjithë Evropën gjatë ditëve të fundit ndërsa vendet përpiqen të vaksinojnë popullsinë e tyre, pavarësisht vonesave në shpërndarjen e dozave.