Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të zëvendësohet në funksionet e saj udhëheqëse nga shefja e re e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Sipas mediave gjermane Die Zeit dhe Die Welt, Karrenbauer mendon që së shpejti pas zgjedhjeve të përgjithshme europiane në 27 maj 2019, gjithçka mund të ndryshojë në lidershipin gjerman.
“Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja e re e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer janë aleate të ngushta politike. Por a do jenë të tilla ata edhe pas zgjedhjeve europiane?”, pyesin mediat gjermane duke aluduar në përkeqësimin e marrëdhënieve të tyre.
Në fakt Merkel tha se do qëndronte në krye të Gjermanisë deri 2021, por sendet duket se kanë ndryshuar.
AKK u zgjodh shefe e CDU, falë mbështetjes maksimale të kancelares Merkel. Por në politikat ndërkombëtare shpesh është e njohur thënia që i atribuohet Makiavelit: “pas fitores në zgjedhje, gjënë e para që duhet të bësh, është të eliminosh atë që të ka ndihmuar më shumë për fitoren.”/Foldrejt.com