Sipas informacioneve të medias gjermane BILD, kancelarja Angela Merkel përballë shefave të Unionit të landeve, të dielën mbrëma citohet të ketë thënë: “Na presin muaj shumë, shumë të vështirë.”
Merkel gjithashtu tha intuitivisht se “nuk ka ndjenjë të mirë”, pasi kështu “nuk mund të vazhdohet më tej”, duke kërkuar “diciplinë, diciplinë, diciplinë”, përcjell fodlrejt.com.
E gjithë kjo deklaratë ka ardhur, pasi dy ditë radhazi Gjermania shënon rreth 11 mijë infektime, që është shifër rekord, edhepse në krahasim me vendet tjera qëndron më butë.
Kancelarja më tej citohet të ketë thënë se deri në mes të shkurtit 2020 nuk do lejohen tubimet e mëdha. Nuk do jetë ashtu siç ka qenë./Foldrejt.com