Në vitin e kaluar kancelarja gjermane Angela Merkel nuk kishte kohë të merrte pjesë në Konferencës e Sigurisë në Mynh për shkak se ishte e zënë me partinë e saj, CSU dhe SPD për të krijuar qeverinë e re. Në këtë vit ajo prezantoi dhe atë me një fjalim të fuqishëm mbi politikën e jashtme. Gjatë përfundimit të fjalimit kishte duartrokitje dhe ovacione.
“ëho ëill pick up the pieces?”, filloi fjalimin me pyetjen e sloganit të konferencës kancelarja gjermane. “Vetëm ne të gjithë sëbashku,” ishte përgjigja e saj.
Fjalimi i saj ishte në mbështetje të multilaterizmit, e quajti NATO-n si organizatë që sjell “stabilitet në kohë të vështira” dhe se mbështeti edhe njëherë ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit rus Nordstream./Foldrejt.com