Pas tërmeteve në Shqipëri kanë ardhur ngushëllime të shumta. Një sosh është edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU).
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tërmetin në Shqipëri, prej të cilit shumë persona gjetën vdekjen dhe një pjesë e madhe u plagosën. Pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta. Lutjet tona sot janë për viktimat dhe të lënduarit,” shkruan Merkel sot, e dielë.
Më tutje Merkel ka ngushëlluar edhe Edi Ramën i cili nga tërmeti ka humbur një anëtar të afërt të familjes.
Gjermania dhe Europa janë me Shqipërinë në këto momente të vështira, tha në fund Merkel./Foldrejt.com