Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kaluar ditë tepër të vështira si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid19. Ajo shpesh është dashur të marrë vendime që nuk ishin të lehta e të pranueshme për gjermanët, informon foldrejt.com intervistën e saj për „DB Mobil“ . Mes tjerash ajo tha se pandemia ishte ndër sprovat më të mëdha të karrierës së saj, pikërisht kur i kanë mbetur edhe pak muaj në krye të shtetit gjerman.
“Videokonferencat funksiononin më mirë sa çe mendoja. Nëse unë diskutoja gjëra shumë komplekse ose duhet të gjeja kompromise, e kisha mungesë kontaktin fizik,” tha ajo, duke shtuar se kurrë nuk e kishte menduar që një ditë e githë bota mund të vuante nga një pandemi.
Në fund Merkel shtoi se duhet të vijohet shkurtimi i udhëtimeve të gjata dhe të respektohen masat kufizuese.
Vlen të theksohet se 2021 është fundi i karrierës politike të Merkel./Foldrejt.com