Pas zbutjes së kufizimeve të para nga Gjermania, kancelarja Angela Merkel (65, CDU), në një konferencë për shtyp të hënën pasdite, përsëri u ka kërkuar banorëve të saj që të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Duke u kërkuar që të ruajnë distancën, ajo shtoi se “ne jemi në një fazë të re të pandemisë”, informon foldrejt.com. Poashtu ajo u kërkoi shtetasve të saj që të mbajnë maska
Në Gjermani për zbutjen e kufizimeve vendosën landet e tyre, pasi qeveria federale ua delegoi atyre vendimin. Megjithatë, në rast se zbutja e kufizimeve ishte e duhur ose jo, do shihet pas dy javësh, ku do shihet nëse do rritet numri i të infektuarve ose jo./Foldrejt.com