Përkundër rezistencës së popullit gjerman, kancelarja gjermane Angela Merkel tenton të përdorë shprehjen “Lockdown”, duke dashur të kufizojë lirinë e lëvizjes në shumë sektorë, informon foldrejt.com duke u bazuar në bild.de.
Po të dëgjohet fjala e Merkelit, këto rregulla do vlejnë në tërë Gjermaninë nga 4 nëntori 2020:
Kufizimin e kontakteve: në publik mund të takohet një familje me një tjetër dhe jo më shumë. Vizitat duhet të ndalohen, qoftë edhe te të afërmit. Në rast të kundërt do vendosen gjoba.
Shkollat dhe çerdhet: do mbeten të hapura.
Turizmi: do ketë kufizim masiv të fjetjeve nëpër hotele. “Vetëm rastet tepër në nevojë dhe jo-turistike”, mund të qëndrojnë një natë.
Do mbyllen operat, tetrot, fitnesët, pishinat e notit dhe vendet e sportit e bordellot.
Gastronomia: kafet dhe restorantet do mbyllen. Do lejohet porositja online me dërgesa.
Do mbyllen edhe studiot kozmetologjike, masazhat, tatuazhet. Terapitë psikiatrike do mbeten të hapura.
Supermarketet do punojnë, por që të mos pranojnë më shumë se një person në 25m2, pra të rruhet distanca deri 5 metra mes klientëve.
Dhë në fund, shefave të firmave u vendoset një kusht, që të nxisin punëtorët e tyre që të kryejnë punën ngado që të jetë e mundur. Fjala vjen, një punëtor që mund ta kryejë punën online, nuk ka nevojë të shkojë deri në zyrë, por ta kryejë prej në shtëpi./Foldrejt.com