Situata me COVID-19 në Gjermani është shumë serioze, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa paraqiti modifikimin e ligjit për pandeminë që parashikon futjen në nivelin federal të “frenimit të urgjencës”.
“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.
“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, tha ajo.
Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.