Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Merkel poashtu ka ftuar Kurtin për takim në Berlin, ndërsa ajo i ka numëruar qeverisë së re edhe problematikat me të cilat do të ballafaqohen.
Ndër to ajo ka theksuar sundimi e ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe dialogu me Serbinë.
Sipas Merkle, këta janë hapat kryesorë për sigurimin e perspektivës europiane të Republikës së Kosovës.
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.
Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.
Do të isha i lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.
Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme.
Juaji sinqerisht
Angela Merkel, Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.