Për muslimanët dhe muslimanet në 23 prill filloi muaji i shenjtë i Ramazanit. Kancelarja Angela Merkel uron të gjithë besimtarët që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të pandemisë së Kovid19, “të jetësojnë idealet e tyre të besimit dhe lidhjes mes njëri-tjetrit.”
Në këtë kohë pandemie që e ka pushtuar gjithë botën, “ju uroj juve dhe familjeve tuaja qetësi, bekim dhe kohë të shëndetshme.”
Merkel shkrimin e saj, krahas gjermanishtes e ka shkruar edhe në arabisht dhe turqisht./Foldrejt.com