Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) do marrë pjesë sot në Konferencën e Ballkanit që mbahet në Poloni, shkruan Die Welt, përcjell foldrejt.com. Ajo do takohet me liderët e Ballkanit rreth orës 11.00, për të diskutuar rreth politikës dhe ekonomisë. Në fund ajo sëbashku me shefat e qeverisë së Polonisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në Konferencë marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe disa përfaqësues të paktë të BE, përcjell foldrejt.com.
Vlen të theksohet se përpara kësaj konference ishte Edi Rama ai që sëbashku me Merkelin përmbyllën Konferencën e Ballkanit./Foldrejt.com