Janë evakuuar 113 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa më shumë se 40 udhëtarë me lëndime të lehta u dërguan në spital
Një aeroplan pasagjerësh ka marrë flakë gjatë ngritjes në Chongqing në Kinën perëndimore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas televizionit shtetëror CCTV, zjarri shpërtheu në fluturimin “9833” të Tibetan Airlines, në fluturimin Chongqing-Nyingchi, teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Jiangbey.
Janë evakuuar 113 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa më shumë se 40 udhëtarë me lëndime të lehta u dërguan në spital
Fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave në aeroport u normalizuan pasi zjarrfikësit shuan zjarrin. Shkaku i aksidentit po hetohet.
Një aeroplan China Eastern u rrëzua më 21 mars gjatë ngritjes, ku si pasojë humbën jetën 132 persona në aeroplan./FolDrejt/