Një ndërtesë në pronësi të një firme private ka marrë flakë në Maliq. Firma merret me prodhimin e peletit të drurit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Flakët kanë përfshirë më së shumti çatinë e godinës dhe disa prej materialeve drusore. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Forca zjarrfikëse nga Maliqi dhe Korça janë duke punuar në terren për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /abcnews.al/