Një rast i zjarrvënies është raportuar nga dy persona, me ç’rast ka marrë flakë një shtëpi e pabanuar.
Rasti ka ndodhur në Prizren, rreth orës 09:20 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të një pjese të pabanuar të shtëpisë së viktimës, mashkull kosovar i cili jeton jashtë vendit.
Tutje bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësiti policor dhe ai i zjarrfikësve, me ç’rast kanë shuar zjarrin.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, njësiti i inspektorëve zjarrfikës si dhe ekipi i KEDS-it./FolDrejt/